Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës për të rinjtë janë dy prioritete emergjente.
Në një status në rrjetet sociale, ai shton se për përmbushjen e tyre është domosdoshmëri absolute roli aktiv i vajzave dhe grave.
“Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritetete emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute”, shkruan Meta.
Postimi i plote :
“Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për angazhimin politik të grave dhe vajzave shqiptare.
Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritetete emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute.”