12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Milano – Grabitje spektakolare në tren: Vjedhin çantën e aktores Tatiana Luter, brenda “thesar” me miliona euro

Një grabitje që mund të kishte kaluar si një vjedhje e zakonshme, rezultoi një nga më të bujshmet e kohëve të fundit në Itali. Tre të rinj, me precedentë penalë dhe të parregullt në Itali, vodhën nga një tren “Frecciarossa” një çantë shpine – pa e ditur se brenda saj ndodhej një pasuri me vlerë qindra mijëra euro.

Ngjarja ndodhi të enjten pasdite, në trenin që udhëtonte nga Firence për në Milano. Hajdutët kishin vjedhur një çantë nga një dollap sipër një sediljeje, pa e ditur se kishin futur duart në një “thesar”. Brenda saj gjendeshin një orë luksoze Richard Mille me vlerë 1 milion euro, një Patek Philippe prej 200,000 euro, një Breitling, një xhaketë me gurë Cartier, si dhe bizhuteri, syze dhe varëse që së bashku kapnin vlerën e 300,000 eurove të tjera.

Totali? Mbi 1.5 milion euro në objekte luksi, të gjitha në pronësi të aktores italo-amerikane Tatiana Luter, e njohur për pjesëmarrjen në filmin “Maserati: The Brothers” dhe projekte të tjera ndërkombëtare. 35-vjeçarja, që numëron mbi 100 mijë ndjekës në Instagram, po udhëtonte për në Milano, ku ndodhet nëna e saj, shoqëruar nga një mik italo-francez dhe një i mitur.

Policia hekurudhore e Milano Centrale dyshoi për sjelljen e tre të rinjve – të moshave 20, 21 dhe 24 vjeç – dhe ndërhyri në kohë. Çanta u gjet në një karrocë që ata po përpiqeshin të largonin nga stacioni. Hajdutët, me origjinë algjeriane, ishin të njohur për autoritetet, të kapur edhe më parë në vepra të ngjashme në zona të ndryshme të Italisë.

Luter, e cila ka marrë pjesë edhe në filmin “Youth” të Paolo Sorrentinos dhe ka ndarë një selfie me legjendën e kinemasë Al Pacino, shpëtoi pa pasoja fizike, por me një tronditje të madhe nga vjedhja.

Falë reagimit të shpejtë të autoriteteve, ajo rikuperoi pasuritë e saj – ndërsa grabitësit tashmë përballen me drejtësinë për vjedhje të rëndë me paramendim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...