5.5 C
Tiranë
Tuesday, March 3, 2026
spot_img

Milva Ekonomi dënon sulmin e PD-së ndaj vilës së ish-diktatorit: “Kriza politike dëmton interesin kombëtar”

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka reaguar ashpër ndaj sulmit të protestuesve të Partisë Demokratike ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha gjatë tubimit të 28 shkurtit. Ajo theksoi se përpjekjet e opozitës për të zhvendosur vendin drejt një krize politike nuk ndikojnë vetëm një palë, por dëmtojnë imazhin dhe interesin kombëtar të Shqipërisë.

“Për Shqipërinë, stabiliteti ndërkombëtar është interes i drejtpërdrejtë. Angazhimi në struktura që promovojnë paqen është një akt përgjegjësie. Protesta nuk mund të zëvendësojë debatin institucional, dhe dhuna, zjarri apo shkatërrimi nuk janë alternativë. Demokracia nuk është vetëm e drejta për të protestuar, por dhe për të kontribuar me ide,” tha Ekonomi.

Ajo shtoi se aktet e dhunës që goditën Vilën 31, rezidencë për artistë kombëtarë që nga viti 2025, janë të papranueshme dhe organizatorët nuk duhet të injorojnë këtë fakt. “Shqiptarët presin stabilitet, jo konflikte pa fund. Shqipëria nuk ka luksin e krizave të fabrikuara politike,” përfundoi deputetja e PS-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në aksident tragjik në Itali

0
Mitrovica është tronditur nga humbja e dy të rinjve, Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç, të cilët kanë humbur jetën në...

Meloni: Situata në Lindjen e Mesme shqetësuese, Italia në gatishmëri maksimale

0
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelito-amerikan ndaj Iranit, duke e...

Shqiptarja në Dubai: Situata në Dubai nën kontroll, puna dhe shërbimet vazhdojnë normal

0
Brisi Selmani, një shqiptare që jeton dhe punon në Dubai, deklaroi në një lidhje direkte televizive se situata pas sulmeve të mëngjesit është e...

Sali Berisha: Protesta e 28 shkurtit një marshim epik, Rama “mbron korrupsionin”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi nga foltorja para Kryeministrisë protestën e 28 shkurtit, duke e cilësuar atë si një “marshim epik” dhe...

Ivi Kaso: Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas rrit çmimet e transportit dhe bukës në juglindje

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ngriti shqetësimin në Kuvend lidhur me pasojat ekonomike nga shembja e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas, duke e cilësuar atë...