9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ministri Çuçi i përgjigjet akuzave të Gazment Bardhit: “PS nuk i është bërë mburojë dhe nuk do t’i bëhet mburojë”

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri iu drejtua Bardhit, duke i thënë që t’i drejtohet Prokurorisë për çdo denoncim, ndërsa shtoi se PS nuk bëhet mburojë e askujt që shkel ligjin.

“Në radhë të parë, çdo denoncim, jo vetëm i zotit Bardhi, por ehe i cdo qytetari apo parlamentari, është i mirëpritur. Askush nuk e ndalon Prokurorinë të hetojë dhe gjykatën të dënojë, për çdo njeriu që shkel ligjin në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha, askujt PS nuk i është bërë mburojë dhe nuk do t’i bëhet mburojë”, tha ministri.

Më tej, ministri i Brendshëm foli për Reformën në Drejtësi, duke u shprehur se qeveria mbajti fjalën dhe iu dha qytetarëve shqiptar një sistem drejtësie të pavarur.

“Reforma është marrë me seriozitet që ditën e parë nga mazhoranca jonë, e mbështetur nga partnerët tanë, por e refuzuar nga eksponentë të opozitës. Besoj se Reforma në Drejtësi, ndoshta më e madhja, duhet parë si një mozaik, të cilit duhet t’i largohesh pak për të parë efektet. Besoj se në një bilanc 5-vjecar unë mendoj që është nga reformat me rezultate më të jashtëzakonshme për shoqërinë shqiptare.

Besoj se ne e mbajtëm fjalën me qytetarët shqiptarë për t’i dhënë një sistem të pavarur. Nuk është e lehtë, kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë për t’u konsoliduar. Besoj se vetëm duke ngritur sisteme të qëndrueshme, do të arrijmë të bëjmë një republikë të qëndrueshme”, theksoi Çuçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...