13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Ministri Çuçi, njofton zyrtarisht emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit: “Veliu largohet me rezultate të larta, Z. Nano ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të policisë në këto vite”

Ministri  i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi zyrtarisht emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Çuçi ka shprehur mirënjohje ndaj Ardi Veliut duke iu drejtuar me superlativa për kontributin e dhënë.

Sipas tij, Veliu largohet me rezultate shumë të larta dhe e ka çuar performancën e Policisë së Shtetit në nivele të tjera. Çuçi thotë se këtë e vërtetojnë treguesit e punës së bërë nga policia, duke renditur nga ulja e numrit të vrasjeve tek goditja e trafikut të drogës.

“Sot qeveria mori vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të Ardi Veliu dhe emërimin e Gledis Nanos. Besoj se të gjithë treguesit e sektorit të policisë flasin për një rritje dhe një standard të krijuar tashmë të performancës së Policisë së Shtetit në nivele maksimale. Z. Nano që zëvendëson Veliun, pa diskutim që ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të policisë në këto vite.

Fikja e kandilit, situata që krijohen me opozitën në komisione dhe do ja lë atij momenti. Janë të gjithë treguesit që flasin se kemi arritur një standard. Ne gjithmonë vendosim objektiva, synojmë për më mirë. E vetmja konstant e jona është ndryshimi. Tani sjellim një energji të re, me synimin për të realizuar objektivat dhe të gjitha angazhimet që kemi marrë ne në mandatin e tretë të qeverisë”, tha ministri i Brendshëm.

I pyetur lidhur me “ultimatumin” e dhënë nga kryeministri Rama për të bërë ndryshime në 100 ditët e para të qeverisjes, Çuçi thotë se performanca është rritur duke mos iu përgjigjur qartë pyetjes së drejtuar. Ai thotë se Policia vendos gjithmonë e më shumë objektiva të cilat do i arrijë me sukses.

“E keni keqkuptuar pjesën e kandilit për Veliun. Unë kam respekt maksimal. Po të shohim të gjitha shifrat, vrasjet janë përgjysmuar. Performanca dhe besueshmëria që është rritur ndaj Policisë së Shtetit që sot është në 65% në krahasim me 35% ka qenë më parë. Janë të gjithë treguesit. Për 100 ditëshin, do ketë 300 ditë dhe gjithmonë vendosim objektiva. E vetmja konstante e jona është ndryshimi, me synimit të realizojmë objektivat apo gjithë angazhimet që kemi marrë ne në mandatin e tretë” – tha Çuçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT