2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi delegon kompetencat/ Kush do e drejtojë Ministrinë e Brendshme deri më 30 prill?

Fushata elektorale ka nisur, na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, dhe pikërisht në këtë moment vjen vendimi se Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i delegon kompetencat për drejtimin e këtij dikasteri zëvendës ministrit Besfort Lamallari.

Zëvendës ministri Besfort Lamallari do të ushtrojë kompetencat për drejtimin e postit si Ministër i Brendshëm nga 25 marsi deri më 30 prill.

Bledi Çuçi kandidon për deputet në listën e PS në Gjirokastër dhe është renditur i treti në listë. Dhe për këtë arsye ka ardhur edhe delegimi i kompetencave deri pas përfundimit të zgjedhjeve.

VENDIMI

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 28 dhe 29, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,
Urdhëroj:
1. Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrit të Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.03.2021 deri më datë 30.04.2021.
2. Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërcituar, me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendës ministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...