10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë vizitojnë policët e lënduar gjatë protestës së Opozitës

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, janë nisur drejt spitalit të Traumës për të vizituar dhjetë efektivët e policisë të plagosur gjatë protestës së opozitës. Protestuesit përdorën bomba molotov dhe mjete piroteknike, duke shkaktuar plagosje te punonjësit e policisë, ndërsa tensionet mbizotëruan për disa orë në Tiranë.

Policia njoftoi se është duke ndërmarrë të gjitha masat për të identifikuar dhe kapur individët e përfshirë në sulmet mbi policinë dhe institucionet shtetërore. Protesta e opozitës, e organizuar si pjesë e thirrjeve për mosbindje civile, përfundoi pas rreth tre orësh. Protestuesit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas protestuan para Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës, selisë së PS-së dhe Kuvendit, ku u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.

Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit deklaroi se është e angazhuar maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, si dhe jetës së qytetarëve dhe të punonjësve të policisë. Ajo bëri thirrje që sulmet me molotov dhe lëndë piroteknike të ndalen dhe njoftoi se janë marrë masat për identifikimin e të përfshirëve në këto sulme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...