11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Operacioni me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së ngjarjeve kriminale nga SPAK

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm, gjatë të cilit janë lëshuar 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale nga SPAK. Në video shihen forcat RENEA duke ndërhyrë në vilat e personave të shpallur në kërkim, duke u ngjitur me shkallë.

Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet, si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj,” shkruan Balla.

Më shumë se 40 urdhër arreste, disa prej të cilave janë ekzekutuar, u lëshuan pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale, përfshirë vrasje të rënda dhe atentate që nga viti 2018. Emrat në masë sigurie janë shumë të njohur në botën e krimit, duke përfshirë Klani Duka në Tiranë, Ervis Martinaj, Indrit Dogle, Fatmir Hyseni, ish-deputeti i PS Arben Ndoka, Fatmir Hyseni në Vlorë, dhe Lulzim Berisha, aktualisht në burgjet e Spanjës.

Dhjetëra forca të RENEA, FNSH, nisën kontrollet herët në mëngjes, nga Veriu në Jug; në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Fushë Krujë, Nikël, Tiranë, Durrës, e Vlorë. Kontrolle u bënë edhe në bazat e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, tashmë dy vjet i zhdukur. Në krye të këtij megaoperacioni është vendosur vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili pritet të dalë dhe të tregojë se çfarë është bërë zyrtarisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...