16.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Ministri i Bujqësisë në Ukrainë: “Situata e eksportit të drithërave po përkeqësohet nga dita në ditë”

Ukraina konsiderohet si një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, por lufta që ka hyrë në muajin e dytë të saj tashmë po vë në diskutim prodhimin dhe eksportin e produkteve ushqimore.

Ministri i Bujqësisë në Ukrainë ka deklaruar sot se situata në lidhje me eksportin e drithërave po përkeqësohet nga dita në ditë.

Kjo tha ai mund të jetë shqetësuese për vendet që mbështeten në burimet e Ukrainës për furnizimin me ushqime.

Ministri shtoi se prodhimi i grurit po bëhet në ato zona të Ukrainës që nuk janë pushtuar nga rusët, por e vetmja mënyrë për të zgjedhur krizën është përfundimi i luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT