Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka telefonuar homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu teksa janë pajtuar t’i japin ndihmë njëri-tjetrit.
Ata kanë vendosur një kusht, që kjo ndihmë të jepet vetëm kur ata të kenë vendosur më parë nën kontroll zjarret në vendet e tyre.
Njoftimi nga Ministria e Jashtme e Greqisë
Nikos Dendias foli me Mevlut Çavusoglu, i cili bëri thirrje për të shprehur solidaritetin pas zjarreve në Greqi. FDendias falënderoi homologun e tij
Të dy ministrat deklaruan se janë të gatshëm t’i japin ndihmë njëri -tjetrit, me kusht që ata të kenë vendosur më parë nën kontroll zjarret e ndezura në vendet e tyre përkatëse