10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ministri i Jashtëm i Turqisë: “Ne po punojmë fort për zbatimin dhe zgjatjen e mëtejme të marrëveshjes për drithërat në Detin e Zi”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja po punon shumë që të zgjasë nismën e mbështetur nga OKB-ja, që i ka mundësuar Ukrainës të eksportojë drithëra nga portet e bllokuara nga Rusia, pas nisjes së pushtimit.

Nisma për drithërat në Detin e Zi, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, lejon eksportet nga tri porte ukrainase.

Marrëveshja u zgjat deri në nëntorin e vitit të kaluar, por skadon më 18 mars, nëse palët nuk arrijnë pajtim për zgjatjen e saj.

“Ne po punojmë fort për zbatimin dhe zgjatjen e mëtejme të marrëveshjes për drithërat në Detin e Zi”, tha Cavugoslu gjatë konferencës për shtetet e zhvilluara të OKB-së, që po mbahet në Doha të Katarit.

Po ashtu, kryediplomati i Turqisë tha se për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje do të diskutojë edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Më herët gjatë kësaj jave, Rusia tha se do të pajtohej për ta zgjatur marrëveshjen për drithërat vetëm nëse interesat e saj për prodhimet e agrikulturës merren në konsideratë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe ka bllokuar portet në Detin e Zi, që janë vitale për eksportet e drithërave. Rusia dhe Ukraina janë ndër prodhueset më të mëdha në botë të drithërave. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...