8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Ministri i Jashtëm i Turqisë: “Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për çështje “kritike”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha sot se Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për çështje “kritike” dhe shtoi se ai shpresonte për një armëpushim, nëse të dy palët nuk tërhiqen nga përparimi i arritur deri më tani.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe presidenti rus, Vladimir Putin, e quajti “operacion të posaçëm ushtarak”, që siç tha, ka për qëllim çarmatimin e Ukrainës dhe pastrimin e shtetit nga “nacionalistët e rrezikshëm”. Por, Perëndimi dhe Ukraina kanë thënë se Putini ka nisur një luftë të paprovokuar.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe ai rus, Sergei Lavrov, janë takuar në Antali të Turqisë më herët gjatë këtij muaji. Por, diskutimet nuk kanë dhënë ende ndonjë rezultat konkret.

Por, Cavusoglu, që kishte qenë i pranishëm në bisedimet mes kryediplomatëve rusë dhe ukrainas, tha për të përditshme turke, Hurriyet se ka pasur “afrim të pozicioneve të të dyja palëve për tema të rëndësishme, për tema kritike”.

“Ne mund të themi se kemi shpresë për një armëpushim, nëse të dyja palët nuk bëjnë hapa prapa nga pozicionet aktuale”, tha ai, duke mos dhënë detaje për cilat çështje bëhet fjalë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha për televizionin al Jazeera, se të dy palët kanë përafruar qëndrimet në katër çështje kyçe. Ai përmendi kërkesat ruse për Ukrainën që janë për të hequr dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, çmilitarizimi, atë që Rusia e ka quajtur “denazifikim” dhe mbrojtjen e gjuhës ruse në Ukrainë.

Ukraina dhe Perëndimi kanë hedhur poshtë referencat ruse për “neo-nazistë” kur i referohet lidershipit ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike. Kalin tha se referenca të tilla janë fyese për Kievin.

Kievi dhe Moska kanë raportuar se kanë arritur progres gjatë bisedimeve javën e kaluar lidhur me formulën që do të garantonte sigurinë e Ukrainës, duke mbajtur jashtë NATO-n.

Kalin tha se një marrëveshje e përhershme armëpushimi mund të arrihet vetëm në një takim midis Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por, ai tha se Putini mendon se pozicionet në “çështjet strategjike” për Krimenë dhe Donbasin nuk janë aq të përafruara sa të mbahet një takim.

Rusia e ka aneksuar më 2014 Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, në luftën kundër forcave ukrainase. Turqia, që ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë, ka raporte të mira me dy shtetet dhe po tenton të ndërmjetësojë bisedimet e paqes.

Turqia ka shprehur mbështetjen për Ukrainën, por ka refuzuar që të aplikojë sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...