5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ministri i Jashtëm: Një familje shqiptaresh lë Gazën, procedurat për ardhjen në Shqipëri janë në zhvillim

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, bëri me dije se një nënë dhe katër fëmijë të mitur shqiptarë sapo kanë lënë territorin e Gazës. Aktualisht ata ndodhen në Egjipt, dhe janë në procesin e procedurave për ardhjen e tyre në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ministri shprehet se po punohet ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë dhe të sigurtë të shtetasve të tjerë shqiptarë që ende ndodhen në zonën e konfliktit në Gaza

Postimi i Igli Hasani:
Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.
Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, IOM – UN migration dhe ICRC për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në 🇮🇱 dhe 🇪🇬 për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.
Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë 🇦🇱 që ndodhen në Gaza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...