10.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pritet në Pentagon nga sekretari Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, priti sot në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Zoti Austin tha se ky takim vjen në një periudhë kritike për sigurinë e Evropës, pas agresionit rus kundër Ukrainës, ndërsa falenderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Kievit.

“Faleminderit për ndihmën me municione dhe atë humanitare që Shqipëria po ofron për Ukrainën. Jemi veçanërisht mirënjohës për angazhimin e Shqipërisë në aktivitetet që rrisin vigjilencën e NATO-s në Bullgari”, tha zoti Austin.

Sekretari Austin vlerësoi bashkëpunimin 30 vjeçar dypalësh në fushën e mbrojtjes, midis Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai përmendi edhe kontributet e Shqipërisë në misionet e NATO-s në Ballkan dhe Evropën Qendrore.

Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi tha se “ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Është një mundësi e shkëlqyer që të ndaj me ju atë që po bëjmë së bashku, por edhe atë që mund të bëjmë më shumë për ju, dhe atë që Shtetet e Bashkaura mund të bëjnë më mirë, në kohën kur agresioni rus ka tronditur qëndrueshmërinë në botë, veçanërisht në rajonin tonë të brishtë të Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Peleshi.

Ministri Peleshi tha se vendi që ai përfaqëson është krenar që për 15 vite është anëtar i NATO-s dhe një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.

“E kuptojmë rolin tonë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi vendi më i vendosur në rajon në orientimin perëndimor. Mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara dhe duam të ndihmojmë në planet e aleancës”, tha zoti Peleshi.

Sekretari Austin dhe ministri Peleshi diskutuan edhe mbi sulmin e vitit të kaluar kibernetik ndaj Shqipërisë dhe ndihmën e ofruar nga Garda Kombëtare e Nju Xhersit. Zoti Austin tha se puna e përbashkët për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë do të vazhdojë./

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do ta shkatërrojmë plotësisht”, Donald Trump kërcënon Iranin pas sulmeve ndaj Katarit

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një përshkallëzim të fortë të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të...

Alarm në SHBA: dronë të paidentifikuar mbi bazën ku ndodheshin Rubio dhe Hegseth

0
Një incident i pazakontë sigurie është raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku zyrtarët amerikanë kanë konstatuar praninë e disa dronëve të paidentifikuar mbi bazën...

“Quit GPT” merr hov: marrëveshja me Pentagonin ndez bojkot ndaj OpenAI dhe ChatGPT

0
Një valë e gjerë bojkoti ndaj platformës së inteligjencës artificiale ChatGPT ka marrë përmasa ndërkombëtare që prej shkurtit 2026, duke nxitur debat të fortë...

“Djali im është në romancë”, Monika Kryemadhi zbulon lidhjen e Besarit me këngëtaren Kanita...

0
Rrjeti ka shpërthyer së fundmi pas deklaratës së Monika Kryemadhit gjatë premierës së filmit “Me Fat”, ku ajo konfirmoi se djali i saj, Besari,...

Horoskopi ditor, e Enjte, 19 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji pozitive dhe dëshirë për të ecur përpara. Në punë mund të merrni një iniciativë të rëndësishme. Në dashuri, tregoni më shumë...