10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ministri Taulant Balla: Procesi i vetting-ut në policinë është jetik

Në interpelancën mes deputetit Ervin Salianji dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ministri theksoi rëndësinë e procesit të vetting-ut në Policinë e Shtetit. Ai informoi se në 3 muaj janë nxjerrë 33 vendime, ku 19 prej tyre janë konfirmime në detyrë për pjesën drejtuese të forcave blu. Balla shtoi se procesi i vetting-ut është një proces i vazhdueshëm që nuk është i ngadalë, por ka për qëllim të pastrojë trupën prej 300 vetash. Ministri theksoi rëndësinë e këtij procesi në luftën kundër krimit dhe lidhjeve të paligjshme në policinë.

“Kisha menduar që do vinit më të përgatitur në këtë interpelancë, por në fund akti më i rëndë për ju krimnial kishte mbetur një gozhdë. Sa i përket vetting-ut thatë se procesi ka ngecur, mos harroni që ligji ka përcaktuar kalimin në proces vetting-u vetëm të pjesës drejtuese të Policisë, një trupë prej 300 vetash. Kemin 33 vendime nga të cilat 19 janë konfirmim detyre, 3 muaj, 33 vendime nuk është pak. Është proces që ecën, nuk është si procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë. Kushdo që hyn në këtë 300-she duhet të jetë në proces vetting-u dhe këtë e bën AMP. Procesi i vetëpastrimit është jetik. Sa i përket aplikacioneve që përmendët mund t’ju jap raportin e Europol, asnjë polici në Europë nuk ka rezultuar imune ndaj krimit dhe lidhjes me policinë”, deklaroi ministri nga foltorja e Kuvendit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...