19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Ministria Ibrahimaj: Bordi i ngritur do kontrollojë edhe tregtarët me pakicë që mos të rrisin çmimet

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me situatën e krijuar në vend si pasojë e rritjes së çmimeve. Sipas Ibrahimajt, kjo situatë kishte ardhur si shkak i pasigurisë së krijuar nga lufta dhe nuk kishte pasur abuzime me çmimet.

Sa i përket bordit të krijuar, ajo tha se qëllimi kryesor ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës, jo vetëm sa i përket tregtarëve të shumicave por edhe shitësve me pakicë në mënyrë që të parandalohej abuzimi me çmimet në këtë situatë të pazakontë lufte.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj: Është një situatë e cila ka nevojë për monitorim jo sepse ka pasur abuzime me çmimet por lufta krijon pasiguri. Kjo ka çuar që gjatë ditëve të fundit të ketë pasur rritje të lartë të çmimeve të shportës. Qëllimi kryesor i këtij bordi të krijuar është monitorimi i këtyre çmimeve dhe të ndalojë rritjen e këtyre çmimeve në kundërshtim me vlerën e tyre në momentin e importit. Disa prej tregtarëve janë popull, disa të tjera janë përpunues, disa të tjerë paketues dhe shitës. Pra bordi do ketë si detyrë kryesore monitorimin e kostove kryesore të prodhimit për të gjithë tregtarët e shumicave.

Ne nuk mund të kontrollojmë çmimin sepse në Shqipëri vjen nga inflacioni. Nuk mund të vendosim çmimet që do donim pasi operojmë në ekonomi tregu dhe kjo shfaq dukuritë që përcillen nga jashtë. Në ditët në vijim do ju mbajmë të informuar mbi aktivitetin e bordit. Do ketë mekanizëm që do përcaktojë kontrollimin e tregtarëve me pakicë në këtë situatë lufte. Do përpiqemi që konsumatori shqiptar të paguajë minimumin e mundshëm. Nga ana tjetër kemi vendosur një garanci që do të përdoret nga tregtarët kryesorë me qëllim që të garantojmë blerjet e tyre. Të gjitha këto shkojnë me qëllimin kryesor që familjet shqiptare të paguajnë atë që duhet të paguajnë pasi sot është një situatë lufte dhe të gjithë duhet të përballemi me këtë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT