12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ministria Ukrainase:”Forcat ukrainase po reagojnë me dinjitet tentativat e armikut për të kaluar kufirin. Trupat ruse po pësojnë humbje”

Në një kohë kur Rusia ka nisur sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, ushtritë e të dy vendeve flasin për fitore të paktën të përkohshme.

Nga njëra anë Moska zyrtare pretendon se nuk është ndeshur me asnjë rezistencë në kufi, dhe se ushtria ka përparuar lehtësisht, dhe nga ana tjetër Kievi pretendon se ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka reaguar për sulmin rus duke thënë se trupat ukrainase po mbrohen me dinjitet dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.

“Duke shfrytëzuar nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, forcat ukrainase po reagojnë me dinjitet tentativat e armikut për të kaluar kufirin. Trupat ruse po pësojnë humbje”, thuhet në një reagim të ministrisë ukrainase.

Në një reagim të mëparshëm, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte arritur të neutralizojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Deri tani, asnjë nga këto pretendime nuk është verifikuar nga CNN.

Po ashtu një tjetër raportim që nuk është verifikuar nga mediat ndërkombëtare, ështe ai se ushtria ukrainase ka rërzuar 5 helikopterë rusë. Derimë tani raportohen të paktën 7 të vrarë, dhe 9 të plagosur si pasojë e sulmeve, ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në lidhje me situatën e tensionuar në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit në OKB thirri një mbledhje urgjente, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi sanksione edhe më të ashpra ndaj Rusisë.

Ukraina i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë menjëherë. “Vetëm veprimet e bashkuara dhe vendimtare mund të ndalojnë agresionin e Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Partnerët tanë duhet të miratojnë menjëherë një paketë sanksionesh të reja. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje kryeqyteteve mike që të vazhdojnë të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës duke ofruar armë dhe pajisje ushtarake.

Jo vetëm jeta dhe siguria e qytetarëve ukrainas, por edhe siguria e qytetarëve të të gjithë Evropës dhe e ardhmja e rendit botëror varen nga reagimi ynë i përbashkët’, thuhet mes të tjerave në deklaratën e ministrisë së jashtme ukrainase.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...