7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ministrja e Shëndetësisë, përgjigjet akuzave të Opozitës për Projektligjin për ‘Shëndetin Seksual dhe Riprodhues’

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, i është përgjigjur akuzave të opozitës mbi projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”. Një ditë më parë, deputetja demokrate Zheni Gjergji hodhi akuza se projektligji është hartuar në fshehtësi në klinika private për interesa të tyre, duke i hapur rrugë monopolit të shëndetit riprodhues.

Në një reagim të ndarë në rrjetet sociale, ministrja shkruan se prej disa ditësh ky ligj është nënshtruar konsultimit publik. Koçiu thekson se projektligji parashikon një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual e riprodhues, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

“Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” vjen në mënyrë organike paralelisht me një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual, sidomos për të rinjtë e adoleshentët, por edhe atij riprodhues, me synim përcaktimin e rregullave të qarta, sipas praktikave më të mira kombëtare e ndërkombëtare në lidhje me organizimin, funksionimin dhe monitorimin e veprimtarive që zhvillohen në këtë fushë. Prej disa ditësh ky ligj është nënshtruar konsultimit publik në regjistrin elektronik të konsultimit publik, procedurë kjo që ndihmon në përthithjen dhe reflektimin e mëtejshëm të opinioneve të grupeve të interesit, profesionistëve të shëndetësisë, organizatave jo fitimprurëse, atyre të shoqërisë civile, të cilat janë të angazhuara në çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, të të drejtave të të rinjve dhe adoleshentëve, grave etj.

Pas përfundimit të këtij procesi, ligji do të reflektojë edhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime, deri në rrugëtimin e tij në Parlament”, shkruan Koçiu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...