10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ministrja Koçiu: Hapje e Aplikimeve për kredi me 0% interes për mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka njoftuar hapjen e re të aplikimeve për kredi me 0% interes për blerjen e banesës. Në këtë fazë të re të programit, përfituesit do të jenë jo vetëm mjekët, por edhe infermierët.

Kemi rihapur sërish këtë vit aplikimet me 45 kuota, ku nuk janë vetëm mjekët, por dhe infermierët që mund të aplikojnë,” deklaroi Koçiu.

Aplikimet për programin e kredive bëhen online përmes platformës e-Albania dhe do të jenë të hapura deri më 14 gusht. Ministrja theksoi se mjekët dhe infermierët që punojnë në sistemin publik shëndetësor janë të ftuar të shqyrtojnë kriteret e publikuara në portalin e-Albania dhe faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Aplikimet janë të hapura deri më 14 gusht, kështu që mjekët dhe infermierët që punojnë në sistemin publik shëndetësor janë të ftuar që të shohin kriteret në shpalljen publike që është bërë në portalin e-albania, ndërkohë edhe në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’u njohur pastaj me gjithë dokumentacionin që do duhet për të bërë aplikimin, sipas kritereve të parashikuara aty, me qëllim që pse jo, edhe ata të gëzojnë një banesë të re dhe kaq të bukur sa kjo e juaja,” shtoi ministrja.

Kjo iniciativë synon të mbështesë profesionistët e shëndetësisë duke u mundësuar atyre të kenë një strehim të sigurt dhe të përballueshëm, duke përmirësuar kështu kushtet e tyre të jetesës dhe duke rritur motivimin për të qëndruar në vend dhe për të vazhduar punën e tyre në sektorin shëndetësor publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...