9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ministrja Manastirliu mesazh inkurajues për maturantët në ditën e fillimit të Provimeve të Maturës Shtetërore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, adresoi sot një mesazh për rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, në ditën e fillimit të Provimeve të Maturës Shtetërore. Përmes një videoje, Ministrja Manastirliu shprehu urimet më të mira dhe inkurajoi maturantët që nisin këtë etapë të rëndësishme të jetës së tyre me provimin e parë, atë të gjuhës së huaj, e më pas me gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematikën dhe lëndët me zgjedhje.

Sot është një ditë e rëndësishme për rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të kryejnë Provimet e Maturës Shtetërore, duke filluar me gjuhën e huaj, gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematikën dhe më pas me lëndët me zgjedhje. Ky moment shënon përfundimin e një etape dhe hapjen e kapitullit të ri në rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe aftësimit tuaj të mëtejshëm,” u shpreh ministrja.

Manastirliu theksoi rëndësinë e përpjekjeve dhe sakrificave të nxënësve, duke shprehur besimin e saj se rezultatet e tyre do të jenë të denja për të bërë krenarë mësuesit dhe prindërit. Ajo gjithashtu përmendi masat e reja të ndërmarra gjatë vitit për t’i mbështetur nxënësit në përgatitjen e tyre për provime, përfshirë shpërndarjen e testeve model që nga janari, të cilat kanë ndihmuar maturantët të familjarizohen me strukturën e pyetjeve dhe t’i japin më shumë besim në aftësitë e tyre.

Një nga risitë e Maturës Shtetërore këtë vit është se ju të parët dhe brezat e tjerë pas jush do të keni mundësinë e gjenerimit të diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura, që është një hap përpara drejt modernizimit dhe digjitalizimit të mëtejshëm të shërbimeve online,” tha ministrja, duke nënvizuar përpjekjet për një proces provimesh të organizuar dhe të sigurt.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu gjithashtu inkurajoi maturantët që të zgjedhin universitetet shqiptare për të vijuar studimet e tyre. “Shumë prej jush e kanë vendosur tashmë ku do të studiojnë, të tjerë janë duke e vendosur pikërisht tani, por ajo që dua t’ju them është se sistemi ynë i arsimit universitar, universitetet tona, po ju presin krahëhapur për t’ju mbështetur në realizimin e aspiratave tuaja. Universitetet tona sot ofrojnë një gamë të gjerë programesh akademike që mbulojnë interesat dhe pasionet tuaja. Ato kanë hyrë tashmë në rrugën e ndërkombëtarizimit dhe po lidhin marrëveshje të shumta me universitete të ndryshme në botë për programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta, si dhe për kërkimin shkencor. Ne po punojmë çdo ditë që oferta akademike të jetë sa më e kompletuar dhe tërheqëse për ju, e mbi të gjitha, të garantojë punësimin e secilit prej jush.”

Kjo fushatë inkurajimi dhe mbështetjeje synon të ndihmojë maturantët në përballjen e tyre me një nga sfidat më të mëdha të jetës akademike dhe t’i përgatisë ata për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...