6.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka udhëtuar sot për në Berlin (Gjermani) ku do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, që do të mbahet më 15 maj 2022, njoftoi sot MEPJ.

Fokusi kryesor i diskutimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, pritet të jetë mbi situatën aktuale si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimet e këtij agresioni mbi sigurinë e vendeve të NATO-s.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s po ashtu do të diskutojnë dhe mbi mbështetjen e Aleancës dhe të vendeve aleate për Ukrainën si dhe pritet të trajtojnë me homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia tematikën e anëtarësimit të mundshëm të këtyre dy vendeve në NATO.

Menjëherë pas Berlinit, Ministrja Xhaçka do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin informal të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

Gjatë qëndrimit të Bruksel Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime dypalëshe me homologun italian, Luigi di Maio si dhe me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ndërkohë, pas Brukselit, kryediplomatja Xhaçka, në datat 18 dhe 19 Maj 2022 do të marrë pjesë në dy takime të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të OKB, presidencën e të cilit për muajin maj e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...