2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Miqësorja përballë Gjeorgjisë/ Gjimshiti: “Një ndeshje është më shumë se 90 minuta, përqendrimi duhet të jetë në maksimum deri në fund”

Shqipëria do të ndeshet në miqësoren e dytë të këtij viti përballë Gjeorgjisë në “Air Albania”. Në konferencën përpara ndeshjes, mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për sfidën e humbur me Spanjën dhe për sfidën e ardhshme që do të luajë Kombëtarja.

“Kur të kesh rezultatin e duhur në fund, nuk besoj se ka nevojë teknika, por më shumë përqendrimi, që të mos bësh gabime dhe të mos pësosh golin në fund, sepse më shumë ka nevojë përqëndrimi sesa fizika, sepse nuk ndjen më lodhje në minutën e fundit.

Mbas ndeshjes nervozohem të gjithë. Të gjithë ishim të mërzitur në dhomat e zhveshjes. Më shumë është përqendrimi. Një ndeshje është më shumë se 90 minuta. Përqendrimi duhet të jetë në maksimum deri në fund, sidomos me kombëtaret e forta siç është Spanja, sepse me një gabim e pëson menjëherë golin dhe është e vështirë të rikuperosh. Besoj se përqendrimi deri në fund, të mos rrezikosh, sepse gabimi në fund të penalizon.

Më shumë zhgënjim, sidomos pas ndeshjes, çdo njeri ishte i mërzitur, sepse ishte një moment historik për Kombëtaren Shqiptare. Të marrësh barazimin në Spanjë është gjë e bukur. Ishim të gjithë të mërzitur normalisht. Duhet të përmirësosh gabimet, sepse nuk ke shumë kohë. Çdo njeri bën shumë gabime.

Unë flas për veten më shumë se sa për të tjerët, por nuk besoj se ka rol frika. Në këto ndeshje i shijon 100%, sidomos kur ke rezultatin në dorë. Nuk besoj frikë, është përqendrimi. Edhe gjërat që bën në tre minutat e fundit duhet t’i bësh ndryshe ndoshta.

Besoj se çdo futbollist shkon në fushë dhe mendon më të mirën. Askush nuk mendon se do të hy në fushë dhe të mendojë të humbas ndeshjen 4-0. Kush hyn në fushë jep 100%, pastaj hyn fati dhe përqendrimi.

Kur unë luaj në klubin tim nuk luaj në mënyrën italiane. Unë nuk luaj ashtu, topa të gjatë dhe të gjithë mbrapa. Nuk besoj se luajnë shumë skuadra italiane ashtu. Gjithsesi besoj se në minutat e fundit duhet të mbrohesh më mirë.

Besoj se dhe me Spanjën, tifozët e kanë parë që lojtarët dhanë çdo gjë në fushë. Besoj se do të jetë një ndeshje ndryshe, sepse kualiteti teknik nuk është aq i lartë sa i Spanjës. Përsëri është një kombëtare që vrapon shumë dhe mbrohet shumë mirë. Besoj se loja do të jetë ndryshe, sepse mendoj se do te kemi dhe ne më shumë raste, për të bërë një lojë më shumë ofensive”, përfundoi Gjimshiti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...