9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Mira Kazhani rrëfen betejën e saj me kancerin e gjirit: “Dimri i jetës sime nisi më 2 nëntor 2024”

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të ndjeshëm për betejën e saj me kancerin e gjirit, që ka nisur një vit më parë. Përmes podcastit të saj, ajo tregoi se diagnoza e papritur më 2 nëntor 2024 ishte si një “dimër i jetës” së saj, që ndryshoi gjithçka përtej ekranit.

“U diagnostikova me kancer në gji dhe që prej asaj dite gjithçka ndryshoi përgjithmonë. Në atë kohë zgjodha të hesht, të përqëndrohem te shërimi im dhe të mos bëhem lajm në rrjet. Sot ndihem mirënjohëse ndaj kolegëve që e ruajtën sekretin dhe më dhanë qetësi”, shprehet Kazhani.

Ajo rrëfeu se fuqinë e ka gjetur duke dëgjuar histori të grave të tjera që kanë kaluar të njëjtën sfidë, duke theksuar se edhe diagnostikimi i hershëm nuk e bën sëmundjen më pak të rëndë: “Nuk ka kancer të lehtë, është makth. Edhe kur zbulohet në fazat e para, është një plagë e madhe në shpirt e trup”.

Në librin e saj “Një ditë tjetër”, Kazhani ka dokumentuar këtë periudhë të vështirë, duke ndarë dhimbjen, frikën, por edhe shpresën dhe guximin që e kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit. Gazetarja e përshkruan këtë podcast si rrëfimin më të vështirë të jetës së saj dhe u shpreh se për këtë episod ka ulur përballë një shoqe të ngushtë, për të ndarë ndjesitë më të thella.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...