14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Miratohet ligji i ri për turizmin: Ndryshime për t’u përshtatur me realitetet e reja

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar sot miratimin e një ligji të ri për turizmin gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në prezantimin e vendimit, Kumbaro theksoi se ligji aktual i vitit 2015 nuk ka pasqyruar realitetin dhe dinamikat e reja të sektorit turistik në vitin e kaluar.

Ministrja Kumbaro tha: “Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime për një ligj të rëndësishëm. Turizmi ka qenë e do jetë kryefjalë, ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja. Edhe vizioni i qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2015. Kjo bënte të nevojshme nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit, kërkesat e konsumatorit, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore.”

Ajo vuri në dukje se ligji i ri synon të sigurojë një konkurrencë të ndershme dhe një raport të drejtë me tatimet në shtet. Në anën tjetër, theksoi rëndësinë e pasqyrimit të praktikave reale në sektorin e turizmit në ligjin e ri. Ligji përfshin edhe nxitje për zhvillim të qëndrueshëm dhe një rëndësi më të madhe për statistikat në fushën e turizmit.

Ministrja e Turizmit po ashtu informoi se ky draft ligji është pasqyruar në disa tryeza diskutimesh dhe po përputhet me dy nisma të tjera, duke përfshirë strategjinë kombëtare të turizmit për periudhën 2024-2030, e cila pritet të finalizohet brenda pranverës së këtij viti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...