13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Miratohet projektligji për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Në daljen për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Fjala e Ogerta Manastirliut:

“Qeveria ka miratuar projektligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit kanabisin dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga Këshilli Kombëtar, ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj është depozituar nga Ministria e shëndetësisë, Bujqësisë dhe e Brendshme dhe përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së Kultivimit, prodhimin, përpunimit dhe eksportimit”, tha ministrja.
Projektligji detyron edhe ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e kanabisit, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo Agjenci në bashkëpunim me atë të Barnave Mjekësore, me Agjencinë e Fidanëve në Ministrinë e Bujqësisë, si edhe me strukturat e tjera si Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme është e ngarkuar për të kontrolluar dhe monitoruar procesin në të gjitha hallkat që nga farërat, mbjellja, korrja, tharja dhe destinacioni fundor i kanabisit.

Kushtet për pajisjen me licencë
Në ligj janë vendosur kritere të forta për t’u pajisur me licencë. Praktikisht, asnjë kompani shqiptare nuk i plotëson kushtet, pasi kriteri i parë është që kompania duhet të të ketë eksperiencë 3-vjeçare në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit. Kompania ose aksioneri me 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga 38 vendet pjesë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për të paktën 5 vite. Subjekti duhet të jetë i pajisur me certifikatë të paktës së mirë të prodhimit lëshuar nga Agjencia Europiane e Barnave Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat. Gjithashtu, kompania duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 100.000.000 lekë.
Ndërkaq, të interesuarit duhet të të paraqesin planin e zhvillimit të biznesit, modelin e kultivimit dhe qëllimin e kultivimit si dhe sipërfaqen minimale dhe maksimale të njësisë së zhvillimit. Duhet të paraqesin planin e përpunimit të mjediseve për tharjen, prerjen dhe magazinimin e kanabisit. Planin e sigurisë për sipërfaqen për kultivim dhe përpunim e kanabisit duke përcaktuar elementët e mbrojtjes, rrethimit, sigurinë me telekamera dhe sigurimi fizik për 24 orë.
Mes kritereve për të aplikuar për licencë është vetëdeklarimi për punësimin për të paktën dhjetë persona, të paraqesë vetëdeklarim për punësimin për të paktën 10 persona për çdo njësi, 2 prej të cilëve duhet të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierisë, me përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fushën përkatëse. Kriter është edhe vetëdeklarimi për gatishmërinë për të lidhur marrëveshje me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike për të garantuar aksesin për inspektim si dhe vetëdeklarim se do të fillojë ushtrimin e veprimtarive të përshkruara në licencën e brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.
Subjektet duhet të bëjnë një vetëdeklarim se pas vitit të tretë do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se 10,000,000 lekë. Subjektet duhet të paraqesin garanci bankare në masën 10% të vlerës së investimit, si edhe të paraqesin vetëdeklarim se do të plotësojë të gjitha kërkesat për gjurmueshmërinë, sipas përcaktimeve të këtij ligji.
Komisioni i Licencave
Pranë Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e kanabisit ngrihet Komisioni i Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të paraqitura për marrjen e licencës për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore. Komisioni ka 7 anëtarë:
a) 3 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë;
b) 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike;
c) 2 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për bujqësinë;
ç) 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për ekonominë.
Kryetari i Komisionit është njëri nga përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë. Emrat nominalë të anëtarëve të Komisionit të Licencave caktohen me urdhër të ministrave përkatës. Ata mund të caktojnë të caktojnë si anëtarë persona që ushtrojnë funksione publike që kanë lidhje me funksionin dhe detyrat e këtij Komisioni dhe kanë jo më pak se 5 vite përvojë pune. Anëtarët e Komisionit caktohen për një periudhë deri në 4 vjet. Ata do kenë detyrim që të nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit, deklaratën e mungesës së konfliktit të interesit si dhe duhet të jenë të pajisur me certifikatën e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT