Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një projektvendim që ka objektiv punësimin e të rinjve. Skema përfshin kurset profesionale dhe punësimin fillimisht nga shteti dhe më pas privati që do u japë hapësirë do të ketë mbështetje. Skemën e sqaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
“Sot miratuam projektvendim për nxitjen e punësimit për skemën e garancisë rinore, që do i drejtohet aftësimit dhe punësimit të të rinjve nga 15-29-vjeç. Programi i referohet kësaj grupmoshe që ka një papunësi më të lartë.
Do i ofrohet cdo të riu që ka 4 muaj pa një punë, program të aftësimit përmes kurseve profesionale apo një vend pune. Çdo i ri që do të përfundojë një program formimi 6 muaj do i ofrohet një vend pune, për 3 muaj do të paguhet me 80% të pagës minimale dhe për tre muajt e dytë do të paguhet 100% të pagës minimale.
Të gjithë bizneset që do punësojnë një të ri, do të paguhet 20% e kohës së personit që do të merret me trajnimin dhe të rinjve transportin nëse janë me larg se 2 KM nga vendi i punës” tha ajo.