10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Miratohet raporti për dialogun e Kosovës me Serbinë, Vuçiç” Nuk do ta njohim pavarësinë”

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën.

Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

“Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit.

Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë.

Gjatë prezantimeve të tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite.

Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit.

Zyrtari i lartë i kësaj partie, Borko Stefanoviq, u tha gazetarëve se raporti nuk përmban propozime për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Kosova thotë se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...

Aksident në unazën e Pogradecit, plagosen dy persona

0
Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Sipas informacioneve paraprake,...

20-vjeçari në pranga për drogë në Itali, policia i gjen kokainë, para cash dhe...

0
Leno, Itali – Një operacion i mirëorganizuar i Policisë Lokale në Leno, në provincën e Breshias, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari të...

Droni godet zonën e Ambasadës Amerikane në Bagdad, tensionet SHBA–Izrael–Iran përshkallëzohen

0
Bagdad – Një sulm me dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, afër aeroportit të Bagdadit, raportoi agjencia Reuters, në një...