12.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

“mjaft është mjaft”, Kamala Harris reagon mbas masakrës në Teksas

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të ndalohen armët sulmuese, teksa SHBA-ja është përballur së fundmi me dy sulme vdekjeprurëse.

Harris i bëri këto komente teksa mori pjesë në funeralin e Ruth Whitfield, 86, që u vra nga të shtënat në një dyqan ushqimor në Bufallo më 14 maj.

Të shtënat në Bufallo ndodhën dhjetë ditë para sulmit në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku metën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur.

Harris, duke përmendur këto sulme, tha se është koha të themi “mjaft është mjaft” për dhunën me armë.

“Të gjithë duhet të ngrihen dhe të bien dakord që kjo nuk duhet të ndodhë në vendin tonë dhe ne duhet të kemi guximin që të bëjmë diçka për këtë çështje”, tha ajo gjatë funeralit.

Nënpresidentja amerikane shtoi se zgjidhja është e qartë dhe përfshin çështje si verifikimi i të kaluarës dhe ndalimi i armëve sulmuese.
“A e dini se çfarë është një armë sulmuese? Është e dizajnuara për një qëllim të posaçëm: të vrasë sa më shumë njerëz sa më shpejt. Një armë sulmuese është armë e luftës dhe nuk ka vend në shoqërinë civile”, tha ajo.

Sulmuesi 18-vjeçar në Teksas kreu sulmin me dy pushkë gjysmë-automatike AR-15, që raportohet se i kishte blerë sapo i kishte mbushur 18 vjet.

Pasi ai u qëllua për vdekje, policia gjeti 1,657 fishekë dhe 60 karikatorë. Ndërkaq, sulmuesi në Bufallo të Nju Jorkut, po ashtu 18 vjeç, kishte blerë ilegalisht një armë të stilit AR-15.

Nënpresidentja Harris pyeti pse dikush duhet të jetë në gjendje të blejë armë që të vrasë njerëz të tjerë pa iu nënshtruar një procesi të verifikimit.

Çështja e kontrollit të armëve ka ndarë spektrin politik amerikan. Pothuajse të gjithë demokratët mbështesin kontrolle më të rrepta të armëve, krahasuar me vetëm 24 për qind të republikanëve që janë për kontroll më të ashpër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT