Mjegulla e mëngjesit të sotëm ka shkaktuar një seri aksidentesh në autostradën A1 midis Piacenza-s dhe Parmës, me të paktën 30 automjete të përfshira. Agjencia e lajmeve ANSA njofton se 15 persona janë lënduar, prej të cilëve dy ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar urgjentisht në spitalin Maggiore në Parma.
Policia rrugore ka mobilizuar patrulla për menaxhimin e situate, ndërsa seksioni i A1 Piacenza-Parma është mbyllur në të dy drejtimet. Trafiku është i paralizuar në seksionin e mbyllur, duke përfshirë drejtimet për në Bolognë dhe Milanë, me rreth shtatë kilometra radhë.
Stacionet e Basso Lodigiano, Fiorenzuola dhe Fidenza janë të mbyllura në hyrje dhe në të dy drejtimet. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe për të lehtësuar rikthimin e normalitetit në autostradë.