5.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Mjeku Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë për ‘kokteilin me antitrupa’ kundër Covid-19/ “Mbron nga shtrimi në spital dhe vdekja”

Mjeku i njohur epidemiolog klinik, Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm shumë të mire mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdevimab, apo siç u bë e njohur edhe para disa muajsh si “terapia e Donald Trump”, për uljen e rrezikut të vdekjes nga Covid-19.

Duke përcjellë të dhënat e studimit të fazës së tretë klinike për këtë terapi, që janë publikuar në prestigjiozen Neë England Journal of Medicine vetëm më 29 shtator 2021, Alimehmeti flet për rezultate mbresëlënëse.

Alimehmeti përmes këtij postimi përcjell edhe një mesazh për autoritetet shqiptare, të cilat duhet ta marrin parasysh këtë trajtim për personat që kanë rrisk të lartë për fatalitet për shkak të agravimit të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

Postimi i plotë i Ilir Alimehmetit:

✅ Shumë lajm i mire mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdevimab!

🇺🇸 Kombinimi casirivimab-imdebivam (REGEN-COV), të njohur edhe si “terapia e Z. Trump”, është treguar efikas që në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë autorizim e përdorimit nga FDA-ja që më 21 nëntor 2020.
👉 https://www.fda.gov/…/coronavirus-covid-19-update-fda…
❓ Megjithatë, pavarësisht efikasitetit të lartë trajtues të COVID-19, koktaili i anitrupave monoklonalë REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.
🇺🇸 Të dhënat e studimit të fazës së tretë klinike janë publikuar në prestigjiozen New England Journal of Medicine vetëm më 29 shtator 2021, edhe pse studimi është kryer mbi pacientë të rekrutuar ndërmjet datave 24 shtator 2020 dhe 14 janar 2021.
❗ Pra të dhënat e një efikasiteti kaq të lartë kanë qenë të disponueshme të paktën që në muajin shkurt 2021.
🇮🇹 Shembull: Italia ka autorizuar përdorimin e REGEN-COV që më datë 06 shkurt 2021.
👉 https://www.aifa.gov.it/en/uso-degli-anticorpi-monoclonali
📃 Në detaj janë marrë në studimin e fazës së tretë klinike:
👉 1.355 pacientë të trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV,
👉 736 pacientë të trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,
👉 1.341 pacientë të trajtuar me 2.400 mg placebo (grup kontrolli), dhe
👉 748 pacientë të trajtuar me 1.200 mg placebo (grup kontrolli).
📃 Të gjithë pacientët e ndarë në mënyrë rastësore:
👉 kanë të paktën 1 faktor risku për formë të rëndë COVID-19,
👉 kanë të njëjtën moshë mediane 48 – 50 vjeç,
👉 kanë të njëjtën kohëzgjatje të simptomave përpara fillimit të trajtimit (koha mediane 3 ditë).
✅ REZULTATET JANË MBRESËLËNËSE DHE SHUMË TË PRITSHME!
🙏 REGEN-COV është shumë efikas për mbrojtjennga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak:
✅ 71.3% rezultoi efektiviteti i dozës 2.400 mg REGEN-COV;
✅ 70.4% rezultoi efektiviteti i dozës 1.200 mg REGEN-COV.
🙏 REGEN-COV solli zhdukjen e simptomave 4 ditë më herët:
✅ simptomat zgjatën 10 ditë te pacientët e trajtuar me REGEN-COV
✅ simptomat zgjatën 14 ditë te pacientët në grupin e kontrollit.
🙏 REGEN-COV e uli ngarkesën virale më shumë se sa placebo:
✅ – 0.71 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,
✅ – 0.86 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.
🙏 TJETËR REZULTATI MBRESËLËNËS ËSHTË PROFILI I SIGURISË!
✅ Efektet anësore ishin më pak se sa në grupin e kontrolli:
👉 4.0% në grupin e kontrollit,
👉 1.3% në grupin e trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV. dhe
👉 1.1% në grupin e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.
🙏 Pra miqtë e mi, REGEN-COV (casirivimab-imdebivam) kanë efikasitet tejet të lartë dhe profil sigurie shumë të mirë.
⁉ Nënpërdorimi i tij në shkallë globale, edhe pse është i autorizuar nga FDA-ja, patjetër ka sjellë shumë humbje jete të evitueshme si edhe ngarkesë spitalore gjithashtu të evitueshme.
👉 Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se koktaili casirivimab-imdebivam nuk duhet konsideruar si zëvendësues i vaksinës, pasi parandalimi gjithnjë është më i mirë se sa trajtimi, por në rastet kur parandalimi dështon patjetër duhet të kemi gati linjën e dytë të trajtimit të pacientëve në risk.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT