17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Mjeku imazherist në Spitali Rajonal Fier,përfundon në pranga I çonte pacientët në klinka private

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 929, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Në qendër të hetimeve është mjeku imazherist G.T, i cili ushtronte detyrën pranë Spitalit Rajonal Fier. Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se gjatë orarit të punës largohej nga spitali publik dhe ofronte shërbime mjekësore në dy klinika private afër spitalit: spitali privat “A” dhe klinika “I M”.

Hetimet e prokurorisë përfshinë vëzhgime në vende publike dhe veprime simuluese, të cilat konfirmuan veprimtarinë korruptive të mjekut. Dy episodet kryesore të dokumentuara ishin datat 29 dhe 31 tetor 2025, ku u evidentua marrja e përfitimeve monetare në mënyrë të parregullt.

Pas disa muaj hetime dhe përdorimi i metodave speciale, G.T u kap në flagrancë. Gjatë kontrollit personal dhe të banesës së tij u sekuestruan:
• 27,800 lekë të dhëna gjatë veprimeve simuluese;
• 39,155 euro;
• 1,857,000 lekë;
• 2,370 paund;
• 75 dollarë;
• 10 franga.

Prokuroria kërkoi arrest në burg, por Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi “Arrest në shtëpi” për shtetasin G.T, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Hetimet pritet të vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e dyshuar korruptive dhe të mbledhin prova shtesë mbi përfitimet e paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...