9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo mesazh për 1 Qershorin, festën e fëmijëve: “T’u mundësojmë atyre një fëmijëri të lumtur…

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në këtë 1 qershor, festën  e fëmijëve, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se fëmijëve duhet t’i sigurohet një rritje e shëndetshme fizikisht e mendërisht, me mundësi arsimimi cilësor dhe shpresë në vendin e tyre.

Kalo shprehet se mundësitë e reja të punësimit, rritja e shkallës së sigurisë së jetës, do të ulë pak nga pak largimin e profesionistëve, jashtë vendit.

Statusi nga Tritan Kalo

Kohë kovidiane….1.06.2021….Muaj të mbarë, të qetë e të begatë për JU miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas….Më shumë punë, përpjekje, mëndjedritësi e sa më pak militantizëm, për t’u mundësuar fëmijve të Trojeve Arbërore jo vetëm një Festë të lumtur të 1 Qershorit, POR mbi të gjitha një ARDHMËRI të sigurtë e të MBROTHTË në Tokën e të parëve…..

T’u mundësojmë atyre një fëmijëri të lumtur, një fëmijëri të shëndetëshme fizikisht e mendërisht, një fëmijëri me mundësi edukimi e arsimimi sa më cilësor, një fëmijëri plot dritë e shpresë se VËNDLINDJA, Toka e të Parëve, Atdheu ynë i përbashkët pret shumë prej “lulëzimit” të tyre, që mos vijë duke e shteruar shpresën e shtimit dhe jo rrudhjes në numër dhe të plakjes së popullatës, sikundër po ndodh këto 30 vitet e Demon-kracisë….

SHQIPËRIA nuk mundet kurrë të ketë ardhmëri pa rritjen e brezave të rinj të plotëshëndetshëm e të mirëedukuar….Mbrothësimi progresiv i vendit, shtimi i mundësive të punësimit në Trevat Arbërore, rritja e shkallës së sigurisë së jetës në to, pak nga pak do të ulë ritmin e “rrjedhjes së trurit” jashtë vendit….

ËSHTË e pa imagjinueshme mundësimi i mbrothësimit të TROJEVE ARBËRORE nga të huajt dhe jo nga vetë bijtë e bijat e kësaj toke, të cilëve u duhen krijuar mundësitë e gjetjes së vetvetes këtu dhe jo gjetkë, sepse “guri peshon e rëndon vetëm në vend të vet”…..PROFESIONALIZMI duhet të jetë kriteri i vetëm i punësimit dhe jo MILITANTIZMI, KONFORMIZMI, PUTHADORJA, NEPOTIZMI, KRAHINIZMI e MEDIOKRITETI….

Është e domozdoshme rritja e brezave të rinj të mirëarsimuar dhe të mirëedukuar edhe me dashurinë për Vendin e të parëve si dhe ndjesinë e krenarinë e të qënurit Shqiptar, të përkatësisë së një Kombi të lashtë sa vetë Njerëzimi….GËZUAR 1 QERSHORIN kudo që ndodheni ju shqipet e vogla…..Together forever!!!

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...