Moderatorja e njohur Dojna Mema ka zgjedhur 8 marsin për të dhënë një lajm tepër të gëzuar. Ajo ka konfirmuar se është në pritje të një fëmije e në javën e 16-ë të shtatzënisë.
Dojna e ka dhënë lajmin e ëmbël përmes një videoje një Instagram, ku tregon barkun e rrumbullakosur me në sfond rrahjet e zemrës së bebushit.
“Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndiej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj, po të lë ty mam’ të flasësh, me rrahjet e zemrës tënde #16weeks”, -shkruan Dojna përkrah videos.
Dojna dhe këngëtari Vlashent Sata janë në një lidhje prej disa vitesh, ndërsa pak muaj më parë, ai i bëri propozimin për martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.