11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Monika Kryemadhi ankimon sekuestrimin e Dy Vilave :”Do të bëhem ndihmës avokate”

Deputetja e Partisë së Lirisë (PL), Monika Kryemadhi, ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për sekuestrimin e dy vilave të saj dhe të një të afërmeje në rezidencën luksoze “Kodra e Diellit” në Tiranë. Kryemadhi ka depozituar ankim ndaj këtij vendimi, ndërsa ka deklaruar një distancim nga angazhimet politike.

Deklarata pas daljes nga SPAK
Pas një seance në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Kryemadhi ka ironizuar situatën duke njoftuar se ka filluar një “profesion” të ri:
“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër. Mesa duket, do të bëhem ndihmës avokate, sepse nga çfarë po lexoj dhe po shikoj, jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në vitet ‘90.”

Gjithashtu, ajo njoftoi se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia e Lirisë.

Detajet e Vilave të Sekuestruara
Sipas GJKKO-së, Kryemadhit dhe një të afërmeje të saj, Fatime Kryemadhit, iu sekuestruan dy vila trekatëshe në rezidencën “Kodra e Diellit” me sipërfaqe të konsiderueshme.

Vila e Monika Kryemadhit përfshin:
– Kati përdhes: 152 m² (82 m² banesë, 70 m² verandë)
– Kati nëntokë: 139 m²
– Kati i parë: 79 m²
– Kati i dytë: 51 m² dhe një verandë prej 27.9 m²

-Vila e Fatime Kryemadhit përmban përmasa të ngjashme.

Vendimi për sekuestrimin u ekzekutua nga policia gjyqësore më datat 19 dhe 20 nëntor 2024 dhe u regjistrua në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Vendimi për sekuestrim lidhet me dyshime mbi burimin e pasurive. Hetimet vijojnë në kuadër të procedurave për korrupsion dhe pastrim parash. Kryemadhi ka mohuar akuzat dhe ka paralajmëruar betejë ligjore për të provuar të drejtën e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...