52-vjeçari i cili shtirej si efektiv policie është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Blerim Hotaj ishte i pajisur me një radio si të Policisë së Shtetit dhe përmes saj monitoronte lëvizjet e uniformave blu. Ende nuk dihet se kujt ia adresonte informacionet për lëvizjet e uniformave blu.
Blerim Hotaj përveç radios, mbante edhe tabela si të policisë, apo stema të veshjeve të efektivëve të policisë. 52-vjeçarit i është gjetur edhe një pistoletë gati për qitje dhe një shkop metalik.
52-vjeçari është arrestuar pas një kontrolli që blutë e Shkodrës ushtruan në mjetin e tij, nga ku i gjetën edhe radiot e policisë, si edhe mjetet e tjera të fshehura në makinë, mes tyre edhe një dorezë metalike.