10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

‘Morëm leje që të martohej’/ Flet motra e 35- vjeçarit nga Divjaka që u martua më të miturën

Një 35-vjeçar, i njohur si Arianit Arapi, u arrestua në Divjakë pas akuzave të rrepta për abuzim seksual ndaj një të miture 14-vjeçare. Prindërit e Arapit kundërshtojnë akuzat dhe thonë se ata janë njohur me vajzën që në mars të vitit 2023 dhe kanë jetuar bashkë, duke shkuar deri atje sa kanë bërë edhe dasmë në gusht të atij viti. Madje, motra e Arapit ka pohuar se vajza është dërguar në një qendër sociale nga familja e saj biologjike, pasi kishte përjetuar dhunë fizike nga ata. Motra gjithashtu ka shprehur shqetësimin se vajza po kërcënon se do vetëvrasëse nëse Arianiti nuk llirohet nga burgu. Familja e vajzës ka mohuar pjesëmarrjen në dasmën e tyre, duke shprehur mosmarrëveshje me lidhjen e tyre. Çifti i martuar kishte shpallur se vajza ishte 17 vjeç, ndërsa familjarët e saj kishin dhënë leje për martesë.

“Vajza është dërguar në qendër sociale, ajo deklaron se e do djalin. Thotë ‘o do nxjerr bashkëshortin, ose do i bëj diçka vetes, do vetëflijohem’ thotë. Vajza dhunohej nga xhaxhai i saj, e mbanin të mbyllur për 3 ditë në banjo. Na i ka treguar ajo kur erdhi këtu, thoshtë që xhaxhai e mbante lidhur, e keqtrajtonin. Na tregonte se se ajo ka ikur disa herë nga shtëpia sepse ata e rrihnin. E pyesja gjithmonë për moshën dhe thoshte jam 17 vjeç dhe fiziku i saj nuk tregon për 14 vjeç saç ajo është.

Ne dasmën e kemi bërë me deklaratë policie, ku është dhënë leja që të bëhet dasma. Kur ajo ka ardhur në shtëpinë tonë, prindërit tanë ishin në Greqi. Kur erdhën ata shkuam pimë kafe me familjarët dhe morëm leje që të martohej. Familjarët dhanë leje për dasmën. Kemi bërë vetëm ceremoni por nuk është bërë celebrim.”- tha motra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...