Komentet për moshën shpesh shihen si komplimente, por për influencuesen Ting Ma ato shpesh përforcojnë stereotipe të rrënjosura: “Jam 55 vjeç dhe dukem tamam si 55 vjeç. Mos i thoni më një gruaje ‘dukesh më e re’ ose ‘dukesh shumë mirë për moshën tënde’. Nuk është kompliment. Thjesht përforcon kulturën e fiksimit për t’u sukur më e re,” shprehet ajo në një video në Instagram.
Ting Ma thekson se çdo njeri duket ndryshe dhe nuk ka një standard të vetëm për të qenë “bukur” në një moshë të caktuar. Për të, mosha duhet parë si privilegj, jo si diçka për t’u fshehur:
“Gratë nuk i detyrohen botës asnjë rini të përjetshme apo bukuri të ngrirë në kohë.”
Mesazhi i saj është i qartë: të dukesh ashtu siç je nuk është dështim, ndërsa rinia nuk është standard për të gjykuar askënd, por një fazë natyrale e jetës.






