11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Mos u mburr o shtet i lig”, Prostuestin mblidhen në Protestën Kombëtare e Opozitës kundër qeverisjes së Edi Ramës

Mijëra qytetarë janë bashkuar sot në protestën kombëtare të thirrur nga opozita shqiptare, duke shprehur pakënaqësi ndaj keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe ndaj asaj që e cilësojnë si përdorim politik të drejtësisë për të persekutuar krerët e opozitës. Protestuesit kanë vënë theksin te varfëria që ka pllakosur vendin, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme në qeverisje.

Një qytetar i ardhur nga Oroshi i Mirditës u shpreh se populli nuk mund të durojë më korrupsionin dhe vjedhjet. “Ne duam të jetojmë dhe do të qëndrojmë një javë këtu derisa të marrim përgjigje për hallet tona,” tha ai.

Një tjetër qytetar, përmes një poezie, përshkroi vështirësitë ekonomike të shqiptarëve dhe bëri thirrje për rritjen e pensioneve: “Shtesa prej 4% nuk na del as për të blerë kripë, ndaj mos u mburr o shtet i lig.”

Një pensionist, ish-minator, shprehu revoltën e tij ndaj qeverisë, duke thënë se ajo e ka “marrë në qafë” popullin dhe duhet të largohet sa më parë nga pushteti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...