1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Mot i keq në Shqipëri: Era e fortë shkatërron dekorin e festave në qytetin e Lezhës

Moti i keq dhe era e fortë që ka prekur Shqipërinë prej ditës së djeshme ka lënë pas dore dëme të mëdha në qytetin e Lezhës. Përveç dëmeve në strukturat urbane, edhe dekori i festave në qendër të qytetit është prekur rëndë.

Pamjet tregojnë se pema e Vitit të Ri dhe dekoracionet tjera të festave janë dëmtuar dhe rrëzuar nga era e fuqishme, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime njerëzish.

Dëmet nuk janë shfaqur vetëm në dekorin festiv, por edhe në rrugët e qytetit ku shihen dhjetëra pemë të rrëzuara nga forca e erës. Moti i paqëndrueshëm ka sjellë sfida të mëdha për komunitetin lokal, duke detyruar autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës të reagojnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin në normalitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT