20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Moti i keq shkakton probleme në Vlorë dhe Himarë – Pemë të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara

Reshjet intensive dhe erërat e forta kanë sjellë probleme në disa zona të jugut të vendit, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin rrugor.

Në zonën e Pylli i Sodës, gjatë orëve të para të mëngjesit, disa pemë janë rrëzuar si pasojë e motit të keq. Rreth orës 04:00, një automjet është përplasur me një nga pemët e rrëzuara në rrugë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit për disa minuta. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shërbimet përkatëse ndërhynë për largimin e pengesës dhe situata u normalizua.

Ndërkohë, probleme janë raportuar edhe në Himarë, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut, rruga kryesore e fshatit Sënvasil është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje të shpejtë me mjete të rënda për pastrimin e segmentit rrugor, pasi lëvizja është vështirësuar ndjeshëm dhe rreziku mbetet i pranishëm nëse kushtet atmosferike përkeqësohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...