Drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje për vrasjet e kryera nga grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu.
Zbardhja e këtyre vrasjeve ka ardhur pas arrestimit të Artan Tafanit, i cili ka vendosur të bashkëpunojë me policinë.
Tafani akuzohet për vrasje, shkatërrim prone dhe vjedhje me dhunë në harkun kohor të viteve 2021-2023 në disa qytete të vendit. Emri i Artan Tafanit doli në skenë në 28 qershor të këtij viti pasi grabiti një pikë këmbimi valutor në Astir.
39-vjeçari me dy emra Artan (Marius) Tafani, kreu grabitjen në pikën e Exchange në zonën e Astirit në Tiranë nën kërcënimin e armës.
Për këto ngjarje policia ka vënë në pranga 12 persona, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.
Leart Haxhiu, aktualisht ne burg në Greqi
Artan Tafani
Lulzim Spahia ose Arapi
Erisian Abedini, 32 vjeç
Ligor Lomaçka, aktualisht në burg
Bledar Berberi
Mariglen Topuzi
Bujar Abedini
Enriko Xhahysa
Klea Gjata
Idriz Mane, aktualisht në burg në Korçë
Fatjon Veliu
Në kërkim
Lorenc Lala
Firdeus Berberi, 22 vjeç
Kristi Bizheku, 28-vjeç
Vrasjet e kryera nga ky grup kriminal
Çajup Selimi
Fridmand Xhaferi ne 2021
Alban Semaku në 2021
Albi Bashaliu, në 2021
Lulzim Qorri dhe Dikens Halili-ngjarje të ndodhura në Greqi
Sipas hetimeve Laert Haxhiu rezulton të jetë organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi.