11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Mungesa e furnizimeve me gaz, paralajmërimi i IEA: Evropa të përgatitet për dimër edhe më të ashpër vitin e ardhshëm

Evropa duhet të përgatitet për një dimër edhe më të ashpër vitin e ardhshëm pasi furnizimet me gaz rus po pakësohen, ka paralajmëruar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i IEA-s, tha se: “Kriza nuk ka mbaruar. Viti i ardhshëm mund të jetë shumë më i vështirë se ky vit.”

Ai tha se Unioni mund të përballet me një mungesë gazi prej 30 miliardë metra kub (bcm) në vitin 2023, nëse Rusia mbyll plotësisht rubinetat dhe vendet do të luftojnë për të rimbushur vendet e magazinimit.

Reagimi vjen pasi Birol dhe Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, zbuluan shifra të reja që tregonin ndikimin ndërprerjes së furnizimeve me gaz nga Kremlini.

Rusia eksportoi vetëm 60 miliardë metër kub gaz në Evropë këtë vit, më pak se gjysma e totalit prej 140 miliardë në 2021, me zyrtarët që paralajmëruan se kjo mund të bjerë më tej vitin e ardhshëm.

Gjithashtu u tha se temperaturat kishin qenë jashtëzakonisht të buta këtë dimër, duke kufizuar kërkesën për ngrohje.

Ndërsa u paralajmërua se nuk kishte garanci se kjo do të ndodhte përsëri vitin e ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...