14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Myslimanët nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, mesazh urimi nga kreu i KMSH

Besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nisin sot, më 1 mars, muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhën më të rëndësishme të vitit për ta, të cilën e kalojnë në përkushtim, lutje dhe bamirësi.

Gjatë këtij muaji të bekuar, besimtarët mbajnë agjërim, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit Islam. Për Shqipërinë, syfyri i parë u krye sot në orën 04:39, ndërsa iftari është parashikuar për në orën 17:37. Ramazani do të zgjasë deri më 29 mars, ndërsa Fitër Bajrami do të festohet më 30 mars.

Në prag të fillimit të këtij muaji, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, përcolli një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke e cilësuar Ramazanin si një periudhë të bekuar, që i fton njerëzit drejt reflektimit, përkushtimit shpirtëror dhe forcimit të ndjenjës së solidaritetit.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar.

Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve. Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë.

Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.” – u shpreh Spahiu në mesazhin e tij.

Muaji i Ramazanit përfaqëson një periudhë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, e cila përveç përkushtimit fetar, është edhe një kohë për reflektim, vetëdisiplinë dhe solidaritet me ata që kanë më pak mundësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...