10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Naimi thojke ‘gjuj, gjuj’…”, Dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt: Dëshmia tronditëse që zbulon planifikimin makabër

Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja e rëndë e Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi thellë opinionin publik dhe që vijon të lërë plagë të hapura në familjen e saj. Ajo u ekzekutua natën e 29 nëntorit 2023, para syve të fëmijëve, në një akt që tronditi gjithë vendin.

Për këtë ngjarje të rëndë, në bankën e të akuzuarve ndodhen ish-bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e qartë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre, duke e cilësuar vrasjen si një krim të paramenduar dhe të pajustifikueshëm.

Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike: Krimi ishte planifikuar me kujdes

Sipas një dokumenti të Forenzikës Psikiatrike të siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, rezulton se vrasja nuk ishte një akt i çastit, por një ngjarje e përgatitur deri në detaje. Dëshmia e Granit Plavës hedh dritë mbi planifikimin makabër, ku rrjedha e ngjarjeve shpaloset hap pas hapi.

Plava ka treguar se disa ditë para vrasjes ishte takuar me Naim Murselin përmes ndërmjetësimit të Kushtrim Kokallës, ndërsa natën kritike, më 29 nëntor, ai kishte marrë armën e përgatitur nga vetë Murseli.

Dëshmia rrëqethëse e Granit Plavës

Në dëshminë e tij, Plava rrëfen se arma – me 5 fishekë në shanzher dhe 15 të tjerë – i ishte dorëzuar nga Murseli, i cili udhëhiqte edhe lëvizjet e tij gjatë gjithë ditës. Ai ka përshkruar me detaje mënyrën se si e kishte ndjekur automjetin e Naim Murselit, i cili kishte marrë me vete Liridonën dhe fëmijët për një dalje mbrëmjeje.

Sipas dëshmisë, momentet e fundit ishin vendimtare:

“E kom pa venin… kur ai u nal, i kom dalë përpara. Aty e kam qellu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke ‘gjuj, gjuj’…”, ka deklaruar Plava.

Ai tregon se pas të shtënave ishte larguar menjëherë drejt shtëpisë, ndërsa për vdekjen e Liridonës kishte mësuar vetëm ditën pasuese. Dy ditë më vonë, ai u arrestua nga Policia.

Rasti që tronditi Kosovën

Vrasja e Liridona Ademajt mbetet një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në Kosovë. Zbulimet e reja nga dokumentet hetimore dhe dëshmitë e të akuzuarve vetëm sa thellojnë misterin dhe dhimbjen e kësaj tragjedie.

Hetimet dhe procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës vazhdojnë, ndërsa familja Ademaj kërkon drejtësi maksimale për të bijën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...