15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

NATO certifikon për 4 vjet Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë: “Gati për luftë!”

Është bërë tashmë traditë që në shtator, Forcat e Armatosura Shqiptare zhvillojnë stërvitjen në poligonin kombëtar të Bizës në Martanesh. Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete morën pjesë në stërvitjen e cila përmbushi objektivin e saj numër një: Certifikimin nga NATO si e gatshme për luftim. Grup-batalioni i Këmbësorisë së Lehtë ka testuar gadishmerine luftarake. Gjatë tre ditëve sfiduese grup-batalioni iu nënshtrua vlerësimit operacional në përputhje me sistemin CREVAL te NATO-s. Ushtarakët në testim implementuan me saktësi gjithçka u kërkua duke demonstruar force dhe operacionalitet. Grupi i vlerësimit dhe i monitorimit nga komanda e Komponentit Tokësor të Aleancës ne fund deklaroi se grup batalioni i lehtë i këmbësorisë plotëson standardet dhe certifikohet “Combat Ready”pra i afte për të kryer gjithë spektrin e operacioneve tokësore në rast se Aleanca i kërkon. Certifikimi ka vlerë 4 vjet.

Momenti më kulminant ishte ekzekutimi i stërvitjes ku u demonstruan një sërë skenarësh të bazuar në manualet më të mira të NATO-s sa i takon kapaciteteve të luftimit. Demonstrimi nisi me kapacitetet e reja te shtuara siç ishte sistemi i zbulimit me dronin Puma i cili mori pamjet nga fusha e betejës dhe pa aktivitetin e armikut në zonën e operacionit. Skenari vijoi me lëvizjet në fushe beteje dhe me hapjen e zjarrit nga mjetet e blinduara me lëvizshmëri të lartë ndërsa municioni luftarak i përdorur ishte i gjeneratës së fundit. Pjesë e demonstrimit ishte dhe tërheqja e të plagosurve me helikopter. Në fund, elita e Forcave te Armatosura, forcat speciale kapën rob shtabin e armikut. “Risi e stërvitjes Biza-22 ishte integrimi i kapaciteteve të reja të futura në Forcat e Armatosura, duke filluar nga mjeti pa pilot, droni Puma, deri tek mjetet e reja komunikimit, të cilat janë të nivelit të kriptimit të lartë dhe të sigurt. I gjithë armatimi i efektivëve të nën reparteve të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është i standardeve të NATO-s, me kalibra të ndryshëm. Në përfundim të certifikimit sipas standardit CREVAL të NATO-s, kjo strukturë është e gatshme për tu dislokuar brenda 180 ditëve. Detyra që na u la nga ekipi i vlerësimit të NATO-s është implementimi i STANAG-eve të Aleancës”-,tha për News 24, major Ervin Lakuriqi, shef i operacioneve pranë GBKL.

Ministri i mbrojtës Niko Peleshi tha se ky grup batalion është gati për tu dislokuar në rast se kërkohet nga Aleanca për të mbrojtur sigurinë kolektive. “Kërkesa e Aleancës për certifikimin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave të saj, bëhet edhe më “imediate” sot në realitetin e ri të sigurisë, të cenuar rëndë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Mbrojtja e territoreve të Aleancës është detyra parësore e jona dhe aleatëve tanë, një detyrë të cilën, nuk na lejohet të mos e përmbushim”-,tha ministri Peleshi gjatë ceremonisë se certifikimit të GBKL. Për News 24, ushtarakët pjesëmarrësit shprehen se ishte një ndër më impenjativet dhe vlerësimi që u bë nga NATO është krejt i meriturar, pasi u arrit me mund dhe sakrifica.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...