14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Vassilis Karras në moshën 70-vjeçare

Këngëtari grek Vassilis Karras, i njohur edhe për publikun shqiptar, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Ai ka qenë një yll i muzikës popullore greke për disa dekada dhe kishte përjetuar një periudhë të vështirë shëndetësore, përfshirë edhe luftën kundër kancerit dhe Covid-19. Karras ishte një nga këngëtarët më të dashur dhe të suksesshëm në Greqi, duke bërë karrierë të madhe në skenën muzikore. Këngëtarët shqiptarë dhe publiku i gjerë kanë ndjekur dhe respektuar krijimtarinë e tij gjatë viteve.

Ndërkohë kohët e fundit ishte prekur edhe nga Covid-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik.

Karras prej më se disa dekadash është një yll në skenën e muzikës popullore greke. Në moshën 16-vjeçare ai bëri paraqitjen e tij të parë në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Në të njëjtën kohë, fjatë asaj periudhe, ai punonte si automekanik.

Megjithatë, me kalimin e viteve, kënga u bë një sukses për të. Disqet e tij u bënë prej ari dhe platini, ndërsa suksesi më i madh komercial ishte disku “Më ke bërë rrugaç”, ( m’ exeis kanei alitis), i cili shiti më shumë se 180,000 kopje.

Në vitin 1980 ai publikoi albumin e tij të parë me titull “Paragkes Kai Palatia”, i cili pati një ndikim të madh në botën e muzikës greke, kryesosht tek ndjekësit.

Më vonë disqet dhe këngët e Vassilis Karras u bënë hite brenda pak vitesh, ku arriti të bëhej këngëtari popullor numër një në Greqi për nga audienca.

Ai ka kënduar edhe duete të suksesshme me shumë këngëtarë të njohur apo grupe muzikore si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Anxhela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinou, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis, etj.

Artisti ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues në shumë hite të mëdha të skenës muzikore greke.

Vassilis Karras është një artist shumë i njohur edhe për shqiptarët, pasi ka dhënë disa koncerte në Tiranë dhe në Korçë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...