11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ndahet nga jeta kompioni i peshëngritjes Ferid Berberi/ Presidenti Meta: “Përjetë mirënjohës..”

Presidenti i vendit Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit në facebook, lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të tij të peshëngritjes, njëherazi dhe një nga kampionët rekordmen në këtë sport, Ferid Berberi.

Kreu i shtetit shprehet se do t’i jetë përjetë mirënjohës profesor Berberit, i cili e tërhoqi atë në magjinë e peshëngritjes dhe e edukoi me vlerat dhe parimet më të mira sportive se nuk ka arritje dhe suksese pa një punë të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme.

Fjalët e presidentit:

“Me shumë trishtim dhe dhembje mësova sot për ndarjen nga jeta të Profesorit tim të dashur, Ferid Berberi, një nga kampionët më jetëgjatë në historinë e sportit tonë për më shumë se katër dekada, ish-trajnerit të madh të peshëngritjes të Ekipit Kombëtar dhe Dinamos.

Në rininë e tij ai jo vetëm shkëlqeu si kampion dhe rekordmen, por prodhoi edhe shumë kampionë e rekordmenë, ikona të peshëngritjes tonë, që shkëlqyen edhe në nivel europian e botëror si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha dhe Ardian Kokonozi.

Përjetë mirënjohës Profesor Feridit, i cili më tërhoqi edhe mua në magjinë e peshëngritjes, më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive dhe mbi të gjitha se nuk ka arritje dhe suksese pa një punë të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme.

Ai futi metodat me bashkëkohore në programet e stërvitjeve dhe studionte vazhdimisht duke modernizuar sportin e peshëngritjes. Me profesionalizmin dhe përkushtimin prindëror për të përgatitur denjësisht kampionë dhe rekordmenë, ai do të mbetet i paharruar si shembull i çmuar dhe frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berberi dhe komunitetit sportiv të peshëngritësve, që humbën sot një personalitet dhe një legjendë të jashtëzakonshme të kësaj disipline.

Kujtimet me Profesor Feriditi për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, do t’i ruaj përherë të gjalla si atëherë.

Lamtumirë Kampion! Të prehesh në paqen e merituar!”,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...