4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare zv. Presidenti Amerikan Walter Mondale

Walter Mondale, një zë udhëheqës demokrati liberal i fund shekullit të 20-të, i cili ishte zv/president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë presidencës së Jimmy Carter është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij. Mondale ka mbajtur postin e zëvëndës Presidentit, ku shef i Shtëpisë së Bardhë ishte, Jimmy Carter.

Me trishtim të thellë ju njoftojmë se babai ynë i dashur vdiq sot në Minneapolis, Minesota. Sado krenar që ishim me të duke udhëhequr biletën presidenciale për demokratët në vitin 1984, ne e dimë se trashëgimia e politikës publike e babait tonë është shumë më tepër se kaq”, thuhej në deklaratën e bërë nga familja.

Bëhet fjalë për mandatin e vitit 1976. Carter në daljet publike e ka konsideruar Mondale-n si zëvendës presidentin më të mirë të historisë së Amerikës. Mondale ka ndërruar jetë në një shtëpi në qendër të qytetit Minneapolis, i rrethuar nga shumë familjarë e persona të dashur për të.

Mondale ishte po ashtu edhe kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984 në SHBA, por humbi përballë nga Ronald Reagan. Në ato zgjedhje ai mori vetëm 13 vota elektorale, ndërsa Regan siguroi 525.

Mondale, besonte në qeverinë e aktivizimit dhe punonte për të drejtat civile, integrimi në shkolla dhe mbrojtja e konsumatorit. Ai ishte senator dhe zëvendëspresident gjatë mandatit të vetëm të Carter-it nga viti 1977 në vitin 1981

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...