17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ndalimi i publikimit të e-maileve në media/ Meta: “Kjo është një masë frikësuese, problemi është qeveria dhe kryeministri”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e e-maileve në media, nuk e zgjidh problemin e hakerimit të të dhënave.

Duke folur në një konferencë për mediat ai u shpreh se besimi i qytetarëve te institucionet kthehet vetëm nëse jep dorëheqjen kryeministri Rama.

Problemi nuk janë mediat. Në vlerësimin tim problemi është qeveria, problemi është kryeministri. Sot pas 16 muajsh qëkur plasi skandali i patronazhistëve, hakerimi që vetë qeveria i bëri të dhënave për tua dhënë patronazhistëve për tu bërë shantazh qytetarëve, prokuroria nëse do kishte lëvizur në drejtimin e duhur në atë kohë nuk do ishte këtu sot. Prokuroria vajti për të bllokuar serverin e Lapsit dhe situata është kjo, këta njerëz nën pushtetin e Ramës shkelin ligje, sepse ndihen të mbrojtur nga ai. Kjo nuk është zgjidhja. Kjo është një masë frikësuese, tepër relative, e cila cënon lirinë e medias dhe nuk zgjidh gjë. Mbrëmë “The Telegraph”, e kishte publikuar. Çfarë do ti bësh medias ndërkombëtare? Këtu i gjithë shteti është lakuriq. Është ekspozuar në mënyrë të turpshme. Vetëm dorëheqja e Ramës mund të rivendosë besimin e qytetarëve te institucionet. Ka qenë ai garanti i hakerimit të parë. E ka marrë ai përsipër në sy të të gjithë shqiptarëve që patronazhistët po bëjnë një punë shumë të mirë”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...