14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ndalohet në Kufirin e Kapshticës 55-vjeçareja e dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Një 55-vjeçare, e shpallur në kërkim dhe e dënuar me 7 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, është ndaluar nga Policia Kufitare Kapshticë. Vendimi i Gjykatës së Fierit për dënimin me burg 7 vjet është zbatuar për banoren e Patosit. Në të njëjtën kohë, 5 shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Autoritetet vazhdojnë punën e tyre për zbatimin e ligjit dhe drejtësisë në këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë/Ndalohet një shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

✅E dënuar me 7 vjet burgim, për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese, ndalohet në PKK Kapshticë, 55-vjeçarja e shpallur në kërkim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.

Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Grunjas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur dhe kanë goditur me grushte, një 52-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, u kap duke kryer këmbim valutor, pa licencën përkatëse. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K. iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., 42 vjeç, banues në fshatin Lozhan, Maliq dhe Xh. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi u kapën respektivisht në vendin të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq dhe në fshatin Pulahë, Korçë, duke transportuar me automjete, sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Sasitë e druve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...